Thumanë/ Banori bën thirrje rrëqethëse: Ka njerëz nën rrënoja, na ndihmoni!

Thumanë/ Banori bën thirrje rrëqethëse: Ka njerëz nën rrënoja, na ndihmoni!

November 26, 2019 0 By VloraLajme

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë. Tërmeti e ka patur epiqendrën 11km nga qyteti i Durrësit dhe është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit.

Një qytetar ka komunikuar me televizionin News24. Ai ka thënë se dy pallate pesë katëshe janë shembur për gjysmë në Thumanë dhe se ka njerëz nën rrënoja. Banori thotë se nuk ka mundësi të bëjë asgjë dhe se duhen mjete të specializuara për të nxjerrë njerëzit nga rrënojat.

Çfarë duhet të bëni në rast tërmeti?

-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët.

-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje, mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës

-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

-Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiljet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.

-Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.

-Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.

-Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.

-Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.

-Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.

-Në rast se ndodheni në stadium ose teatër, qëndroni ulur në stolin tuaj dhe mbroni kokën me duar. Qëndroni ashtu derisa lëkundjet të kenë përfunduar.