Masat emergjente/ KUJDES! Çfarë duhet të bëni në rast tërmeti

Masat emergjente/ KUJDES! Çfarë duhet të bëni në rast tërmeti

November 26, 2019 0 By VloraLajme

Një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë. Tërmeti e ka patur epiqendrën 11km nga qyteti i Durrësit dhe është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit.

Tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit dhe në Itali.

Çfarë duhet të bëni në rast tërmeti?

-Uluni menjëherë në dysheme dhe mblidhni duart dhe krahët.

-Mbuloje kokën dhe qafën dhe të gjithë trupin nëse është e mundur, duke u ulur poshtë një tavoline apo poshtë ndonjë mobilje që nuk mund të rrëzohet mbi ty.

-Nëse afër jush nuk ka asnjë mobilje, mund të uleni dhe të mbuloni kokën dhe qafën pranë një muri të brendshëm.

-Nëse ndërtesa juaj është ndërtesë e re, mos rrini pranë derës

-Kur nisin lëkundjet gjëja më e mirë që duhet të bëni është të mos lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën.

-Shmangni padyshim, muret, pasqyrat, mobiljet e larta (dollapët) dhe objektet me shumë xham.

-Në rast se jeni në krevat qëndroni aty pa lëvizur dhe mbrojeni kokën me jastëk.

-Nëse jeni në karrocë, kyçni rrotat e saj dhe qëndroni në vend. Ndërkohë që kokën dhe qafën uleni dhe mbrojeni me duar.

-Nëse jeni jashtë shtëpie, gjeni një vend të sigurt ku mos ketë afër pemë, ndërtesa, automjete, etj.

-Nëse jeni në makinë, ndaloni.. ndizni bllokazhin, vetëm siguroheni që nuk keni parkuar poshtë ndonjë peme, apo në zona të tjera rreziku.

-Në rast se ndodheni në ndërtesa të larta, qëndroni aty dhe mos përdorni ashensorët. Qëndroni sa më larg dritareve dhe zonave të tjera të rrezikut.

-Në rast se ndodheni në stadium ose teatër, qëndroni ulur në stolin tuaj dhe mbroni kokën me duar. Qëndroni ashtu derisa lëkundjet të kenë përfunduar.