Klodiana Lala: Edi Rama erdhi në Durrës

Klodiana Lala: Edi Rama erdhi në Durrës

November 26, 2019 0 By VloraLajme

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, ka raportuar nga qyteti i Durrësit, ku ka dëme katastrofale, pas tërmetit me magnituder4 6.3 të shkallës rihter.

Lala ka raportuar nga një pallat i shembur pranë stadiumit në Durrës, ku gjendej edhe kryeministri Edi Rama që po kryente inspektim në terren. Por, gazetarja ka thënë se në terren mungojnë ekipet e emergjencës dhe ekipet e specializuara me mjetet përkatëse për të përballuar situatën.

Ende nuk dihet nëse ka viktima nga tërmeti dhe raportimet se ka persona nën rrënoja janë ende paraprake, në mungesë të informacionit zyrtar nga autoritetet.