Emergjencë në Durrës/ Shembet pallati, banorët kanë mbetur brenda dhe kërkojnë ndihmë

Emergjencë në Durrës/ Shembet pallati, banorët kanë mbetur brenda dhe kërkojnë ndihmë

November 26, 2019 0 By VloraLajme

Tërmeti 6.3 ballë ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme veçanërisht në Durrës. Raportohet se ka ndërtesa të shembura.

Top Channel raporton se një pallat në Durrës, pranë Kryqit të Kuq, i ndërtuar në vitin 1994, është shembur dhe ka njerëz të cilët po kërkojnë ndihmë, por ambulanca dhe ekipet e emergjencës nuk po paraqiten ende.

Tërmeti i fuqishëm 6.3 ballë, ka goditur mëngjesin e sotëm vendin tonë. Tërmeti e ka patur epiqendrën 11km nga qyteti i Durrësit dhe është ndjerë rreth orës 03:54 të mëngjesit. Tërmeti është ndjerë edhe në vende të tjera të rajonit dhe në Itali. Ende nuk dihet nëse ka viktima nga tërmeti dhe informacioni mbetet mjaft i kufizuar.