Së shpejti nis programi që bashkon artistët më të mëdhenj, ja cilët janë ata

Së shpejti nis programi që bashkon artistët më të mëdhenj, ja cilët janë ata

September 29, 2019 0 By VloraLajme

Ditën e djeshme, moderatorja Inger Skura ka zbuluar programin më të ri në televizionin shqiptar. Ai është një program talentesh, i cili do bashkojë emrat më të njohur të muzikës në një skenë bashke me talentet më të reja të cilët do të performojnë përpara tyre.

“Këndo këngën time” quhet programi i cili do të fillojë trasmentimin së shpejti në ekranin e “Vizion Plus” me pjesëmarrjen e shumë artistëve si: Rovena Dilo, Aurela Gaçe, Elton Deda, Sabri Fejzullahu, Irma Libohova etj. Në “Këndo këngën time” do të rikthehen në vëmendje hitet e paharrueshme në muzikëm shqiptare.

Çdo javë një artist big do përballet me emocionet që do t’i sjellin talentet e reja, të cilët do ti sjellin këngët e tyre në një stil më bashkëkohor.