Ronaldo flet për mundësinë e fitimit të ‘Topit të Artë’

Ronaldo flet për mundësinë e fitimit të ‘Topit të Artë’

September 11, 2019 0 By VloraLajme

Pasi shënoi katër gola në fitoren 5-1 të Portugalisë ndaj Lituanisë, Cristiano Ronaldo u pyet për shanset e tij për të fituar ‘Topin e Artë’. Ai tashmë është i nominuar në treshen e fundit të FIFA’s The Best, por ka insistuar se nuk po mendon për çmime të tilla tani. “Siç them gjithmonë, nuk e jetoj futbollin duke menduar për çmime individuale”, tha ai pas fitores të së martës në mbrëmje, “Kjo vjen si rezultat i asaj që fitohet kolektivisht”. “Por është mirë, nuk do të gënjej”, potencoi 34-vjeçari.