Ja cili është trajneri më i paguar në Serie A

Ja cili është trajneri më i paguar në Serie A

September 11, 2019 0 By VloraLajme

Antonio Conte raportohet se është trajneri më i paguar në historinë e Serisë A me 11 milionë euro në vit te Inter, dyfishi i pagës së Maurizio Sarri te Juventusi që zë vendin e dytë. La Gazzetta dello Sport hartoi një listë të trajnerëve që fitojnë më shumë këtë sezon dhe zbuloi se jo vetëm që Conte po printe për edicionin e sivjetëm 2019/20, por edhe historinë e futbollit italian. Conte besohet se merr 11 milionë euro në vit për t’u ulur në pankinën e Interit, që është dyfishi i 5.5 milion eurove që Sarri fiton në Juventus, Carlo Ancelotti i Napolit është në vendin e tretë me 5 mlneuro, ndërsa Sinisa Mihajlovic (Bologna) dhe Paulo Fonseca (Roma) marrin 3 mln euro.

Rrugëtimi mahnitës i Gian Piero Gasperini me Atalanta, duke përfunduar në vendin e tretë në Serie A dhe duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, i dha atij një kontratë të re me vlerë 2.5 mln euro. Fituesi i Kupë së Italisë, Simone Inzaghi fiton vetëm 2 milion euro në sezon me Lazio, aq sa merr edhe Marco Giampaolo në Milano.