Megjithatë, De Gea afër rinovimit me Man Utd

Megjithatë, De Gea afër rinovimit me Man Utd

September 10, 2019 0 By VloraLajme

Portieri spanjoll, De Gea, është afër rinovimit të kontratës me Man United. David de Gea, tash e një kohë është në qendër të vëmendjes tek Manchester United, pasi lojtari është në negociata me klubin, për rinovimin e kontratës. Deri më tani, kishte shumë dyshime nëse lojtari do të vë firmën e tij në kontratën e re, madje duke u përmendur edhe Juventus si destinacion i ardhshëm për të.

Por, raportimet e fundit të ‘Guardian’ bëjnë të ditur se një marrëveshje është afër  që të arrihet, Kontrata aktuale e portierit skadon në verën e ardhshme, por ‘Djajtë e kuq’ janë të bindur se paga prej 290 mijë funteve në javë do ta mbaj spanjollin në ‘Old Trafford’.