Çfarë po ndodh në Angli?

Çfarë po ndodh në Angli?

September 10, 2019 0 By VloraLajme

Ngjarje të pazakonta po ndodhin në Angli, me futbollistët e Premierligës. Fillimisht, disa persona të maskuar sulmuan Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, të cilët ishin në veturën e tyre. Ngjarja ishte mjaft serioze, pasi trajneri i Arsenal refuzonte t’i startonte dy lojtarët në ndeshjet e para të sezonit, pasi nuk ndiheshin të sigurt. Gjatë kësaj jave është raportuar edhe për yllin anglez, Danny Drinkwater, i cili aktualisht luan me Burnley, të cilin disa persona e kanë sulmuar fizikisht duke i lënduar këmbën, dhe tani nuk do të jetë në gjendje që të luajë së paku një muaj. Por, nuk mbaron me kaq. Sot, talenti premtues anglez, Declan Rice, ka bërë të ditur se ka pranuar kërcënime nga rrjetet sociale, raporton ‘Goal’, “Kam pranuar disa fjalë të këqija. Njerëz thonin se do të vinin në shtëpinë time. Nuk mund të bëjë shumë rreth kësaj” ka thënë Rice,

“Kërcënime drejt familjes, kërcënime drejt meje. Klikon në profilin e tyre dhe ka vetëm profil fake, kështu që nuk e di nëse është e vërtetë ose jo” ishin fjalët e anëtarit të West Ham. Mbetet të shihet nëse Policia e Anglisë do të ndërmarr ndonjë aksion për të verifikuar kërcënimet drejt mesfushorit.