Ylli spanjoll pranë rinovimit me Barcelonën… në mënyrë automatike

Ylli spanjoll pranë rinovimit me Barcelonën… në mënyrë automatike

September 9, 2019 0 By VloraLajme

Carles Perez ka qenë një nga zbulimet në javët e para të La Ligës. Ai ka paraqitur në secilën nga tre ndeshjet e para të Barcelonës dhe shënoi golin e tij të parë zyrtar për ekipin e parë të klubit katalanas në fitoren 5-2 ndaj Real Betis. Spanjolli rinovoi për herë të fundit kontratën e tij në Camp Nou në verën e vitit 2018, duke nënshkruar një marrëveshje të re dy-vjeçare me një opsion për dy vjet shtesë, Si pjesë e marrëveshjes, ato dy vjet shtesë do të konfirmohen nëse Perez luan pesë ndeshje të tjera për ekipin senior të Barcelonës.

Nëse përmbushet ajo klauzolë, paga e tij gjithashtu do të rritet. Perez tashmë ka bërë tre paraqitje për ‘Blaugranët’ këtë sezon, duke startuar në dy prej tyre, por mbetet të shihet se sa mundësi do të marrë ai pasi Lionel Messi dhe Luis Suarez të kthehen nga lëndimet. Ajo që dimë është se Ernesto Valverde është një tifoz i madh i 21-vjeçarit, i cili është i admiruar për shpejtësinë dhe lojën e tij si anësor.