Sot, Shqipëria e 21-vjeçarëve përballet me Austrinë

Sot, Shqipëria e 21-vjeçarëve përballet me Austrinë

September 9, 2019 0 By VloraLajme

Kombëtarja Shpresa do të kërkojë sot fitoren e parë në ndeshjen eliminatore për Europianin e 21-vjeçarëve.

Sot në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, të besuarit e Alban Bushit do të përballen me Austrinë, një kundërshtar shumë i fortë për kuqezinjtë.

FSHF njoftoi dje se hyrja për tifozët do të jetë falas në stadiumin “Niko Dovana”.

“Austria është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet t’ia bëjmë hyzmetin me patjetër kësaj ndeshjeje, sepse po nuk fituam, të mos na mbetet pishman asgjë. Një trepikësh na bën pretendentë për të kapur vendin e dytë në grup”, ka thënë Bushi.