Lajm i keq për Barcelonën, Umiti vazhdon avazin e vjetër

Lajm i keq për Barcelonën, Umiti vazhdon avazin e vjetër

September 9, 2019 0 By VloraLajme

Samuel Umtiti është larguar nga Kombëtarja e Francës dhe do të humbasë ndeshjen e kualifikimit për Euro 2020 kundër Andorras pasi pësoi një dëmtim në këmbë. Qendërmbrojtësi tashmë ka hyrë në vitin e tretë me lëndime të shpeshta, dhe tashmë e ka pësuar edhe në këmbën e dajthtë. Franca konfirmoi para fitores së së shtunës 4-1 ndaj Shqipërisë se Umtiti po vuante me lëndime, duke lënë kampin e ‘Gjelave’,

Franca njoftoi sot se dëmtimi do ta lë jashtë atë kundër Andorras, që do të thotë se ai është rikthyer te Barcelona. Umtiti humbi vendin e tij startues edhe te ekipi katalunas pas dy viteve me lëndime të zakonshme dhe nga kjo përfitoi Clement Lenglet,duke u bërë partneri i zakonshëm i Gerard Pique.