Busquets: De Jong duhet të adaptohet me stilin e Barcelonës

Busquets: De Jong duhet të adaptohet me stilin e Barcelonës

September 9, 2019 0 By VloraLajme

Sergio Busquets ka komentuar lidhur me yllin e ri të Barcelonës, Frenkie de Jong. De Jong i është bashkuar skuadrës së Barcelonës gjatë kësaj vere, duke u parë si një prej transferimeve më të mira. Lojtari ka shkëlqyer me skuadrën e Ajax, por ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mirë edhe me Holandën, në kualifikimet e Euro 2020. Megjithatë, duket se lojtari nuk është adoptuar akoma tek Barcelona, dhe Sergio Busquets, duke komentuar për të, ka thënë se ai duhet të mësohet me lojën.

“Ai duhet të adaptohet në stile të ndryshme të lojës, jo vetëm sikur ai i Ajax. Por, ai do të jetë i mirë, tani dhe në të ardhmen, ai mund të jetë më i miri” ka thënë Busquets, De Jong ishte i jashtëzakonshëm në fitoren 4:2 të Holandës, kundër Gjermanisë, gjatë së premtes.