Van Dijk pajtohet për kontratën e re me Liverpool

Van Dijk pajtohet për kontratën e re me Liverpool

September 8, 2019 0 By VloraLajme

Liverpool është afër që të mbyll një punë shumë të madhe.Virgil van Dijk dhe skuadra nga ‘Anfield’ janë duke punuar për arritjen e një marrëveshje për rinovimin e kontratës. Sipas ‘Mirror’, Van Dijk ka konsideruar një rritje në pagë, për kontratën e re gjashtë vjeçare, Kontrata aktuale e holandezit nuk skadon deri në vitin 2023, por Liverpool synon ta bëjë mbrojtësin më të paguar. Gjiganti i mbrojtës së ‘Reds’ pritet të fitojë rreth 200 mijë funte në javë, nga 125 mijë sa fitonte.