Mungesë për Zvicrën dhe Arsenalin: Xhaka nuk luan futboll muajin e ardhshëm

Mungesë për Zvicrën dhe Arsenalin: Xhaka nuk luan futboll muajin e ardhshëm

September 8, 2019 0 By VloraLajme

Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka, do të ketë një muaj pauzë nga futbolli. Granit Xhaka, i cili përfaqëson Zvicrën në futbollin me kombëtare, dhe Arsenalin me skuadra, do t’iu mungojë fushave të blerta gjatë muajit të ardhshëm.

‘Blick’ raporton se Xhaka pritet të marrë kohë të lirë nga futbolli gjatë muajit tjetër, për shkak se fëmija i tij i parë pritet të vije në jetë në atë kohë, Pushimi për mesfushorin me prejardhje nga Kosova do të jetë mëse i merituar pasi ka regjistruar paraqitje të mira edhe me skuadrën por edhe me kombëtaren. Xhaka është lojtari që numëron më së shumti paraqitje tek Arsenal, që nga viti 2016.