
Macron i kërkon falje Ramës për incidentin me himnin në ndeshjen Francë-Shqipëri
September 8, 2019Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndjesë për atë që ai e ka quajtur gabim të patolerueshëm të Federates Franceze të Futbollit mbi ngatërrimin e himnit shqiptar!
Presidenti Macron ka vlerësuar reagimin e lojtarëve shqiptarë dhe ka thënë se e konsideronte sidoqoftë të nevojshme, shprehjen e një ndjese të sinqertë. Kryeministri Rama e ka çmuar gjestin e Presidentit të Francës, duke e falenderuar atë për mesazhin e tij të ndjesës, pavarësisht se gafa e papranueshme është bërë nga Federata Franceze e Futbollit.