Kalimi i Van de Beek tek Real Madrid akoma i hapur

Kalimi i Van de Beek tek Real Madrid akoma i hapur

September 8, 2019 0 By VloraLajme

Donny van de Beek është i vendosur për të ardhmen e tij. Mesfushori i Ajax Amsterdam, Donny van de Beek, gjatë afatit kalimtar të verës, lidhej me një transferim të mundshëm tek Real Madrid, transferim që nuk ndodhi në fund. Gjithsesi, zërat për kalimin e tij në Madrid nuk kanë të ndalen. ‘AS’ raporton se lojtari do të transferohet tek ‘Los Blancos’ gjatë verës së ardhshme.

Skuadra nga La Liga konsideroi blerjen e 22 vjeçarit gjatë kësaj vere, por një gjë e tillë nuk ndodhi pasi trajneri Zidane ishte fokusuar tek Pogba. Duket se lëvizja nuk është mbyllur përfundimisht, pasi skuadra më e madhe e Madridit këtë lëvizje po e planifikon për vitin tjetër.