Juventus transferon De Gea falas?

Juventus transferon De Gea falas?

September 8, 2019 0 By VloraLajme

Juventus mund të bëjë një tjetër lëvizje të madhe, përsëri pa paguar asgjë. Portieri i Manchester United, David de Gea, do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, pasi ka hezituar të rinovojë me skuadrën.

Sipas ‘Mirror’, Juventus do të synojë që të transferojë portierin falas, nëse ai nuk arrin ndonjë marrëveshje deri në fund të sezonit, Gjigantët e Serie A shquhen për transferimet falas. Ata së fundmi kanë siguruar shërbimet e Aaron Ramsey falas, por sezonin e kaluar edhe të Emre Can nga Liverpool. Premierliga duket vend i mirë për Juventus, për të bërë pazare falas.