Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të përjetshme

Barcelona do t’i ofrojë Messit kontratë të përjetshme

September 8, 2019 0 By VloraLajme

Skuadra e Barcelonës ka përgatitur planin për ta mbajtur Leo Messin në skuadër. Kampionët e La Liga janë në bisedime të vazhdueshme me yllin argjentinas dhe agjentin e tij, për rinovimin e kontratës. Barca po tenton ta bind Leon që të nënshkruajë një kontratë të përjetshme me klubin, raporton ‘Mundo Deportivo’,

Presidenti i skuadrës katalane, Josep Maria Bartomeu, ka konfirmuar gjatë kësaj jave se 32 vjeçari mund të largohet nga skuadra në fund të sezonit, për shkak të klauzolës në kontratë. Megjithatë, Barcelona duket e vendosur që ta mbajë lojtarin edhe më gjatë se viti 2021, kur kontrata e tij skadon. Synimi është kontrata pa afat.