Man City refuzoi Coutinhon?

Man City refuzoi Coutinhon?

September 7, 2019 0 By VloraLajme

Manchester City duket se ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me Philippe Coutinho. Ylli brazilian i futbollit, Philippe Coutinho, është larguar gjatë kësaj vere nga Barcelona, për t’iu bashkuar skuadrës së Bayern Munich, në formë huazimi.

Bayern nuk ka qenë skuadra e vetme që ka qenë në planet e lojtarit, madje ajo ishte e fundit. Para kampionëve të Bundesligës, duket se ka qenë Manchester City skuadër e preferuar për mesfushorin me tipare sulmuese. ‘Marca’ shkruan se Coutinho i është ofruar skuadrës së Man City gjatë kësaj vere, Trajneri Pep Guardiola duket se nuk ka pasur një vend për Coutinhon në planet e tij për edicionin e ri.