Pritjes i erdhi fundi, shënojnë fitore pas një dekade

Pritjes i erdhi fundi, shënojnë fitore pas një dekade

September 6, 2019 0 By VloraLajme

Në Evropë po luhen ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, ndërsa në pjesët tjera të botës, po luhen ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. Kështu, shumë ndeshje interesante u zhvilluan në këto kualifikime, por në Xhibuti është luajtur për historinë e vërtetë. Është ekipi kombëtar i Somalisë, që edhe pse nuk mund të luajë ndeshje në terrenin vendas, si nikoqir në një stadium tjetër, ka arritur të mposht Kombëtaren e Zimbabve. Somalia festoi falë një goli nga Yakunda në minutën e 86’-të. Kjo ishte fitorja e parë në histori në kualifikimet për Kupën e Botës.