Shaqiri gënjeu Zvicrën, nuk ka stërvitur me Liverpoolin

Shaqiri gënjeu Zvicrën, nuk ka stërvitur me Liverpoolin

September 4, 2019 0 By VloraLajme

Refuzimi i Xherdan Shaqirit për të luajtur me Kombëtaren e Zvicrës ka ngjallur mjaft reagime në vendin helvetik, nga analistët dhe tifozët që nuk e kanë mirëpritur aspak vendimin e tij. Federata Zvicerane e Futbollit shkruajti në njoftimin e saj për shtyp: “Xherdan Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion për kualifikueset e Kampionatit Evropian ndaj Irlandës dhe kundër Gjibraltarit. Reprezentuesi zviceran ka vendosur, duke pasur parasysh situatën e tij aktuale, të përqendrohet plotësisht në klubin e tij Liverpool”. Por sipas Blick, në klubin anglez nuk ka asnjë rutinë të rregullt ditore. Liverpooli nuk po zhvillon stërvitje, Trajneri Jurgen Klopp u ka dhënë lojtarëve pushim [ata të cilët nuk janë ftuar nga kombëtare] – përshembull Adam Lallana trainoi me trajnerin e tij privat në San Diego.

Në total, 17 lojtarë të ‘Të Kuqëve’ janë thirrur nga kombëtaret e tyre respketive, derisa futbollisti nga Zhegra refuzoi ftesën. E përditshmja zvicerane shkruan më tej se Shaqiri nuk kishte aspak presion nga drejtuesit e klubit për ta refuzuar ftesën dhe arsyetimi i tij kinse për t’u përqëndruar më shumë te ekipi bie poshtë. Tashmë nuk dihet pse 27-vjeçari e ka refuzuar ftesën e Petkovic, mirëpo pista më e mundshme mbetet ajo që nuk iu dha shiriti i kapitenit.