Zidane ka mbetur vetëm me 12 lojtarë

Zidane ka mbetur vetëm me 12 lojtarë

September 3, 2019 0 By VloraLajme

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke u përballur me një pengesë përpara ndeshjes tjetër në La Liga, në shtëpi ndaj Levantes, për shkak se lojtarët e shumtë janë të zënë me detyra ndërkombëtare dhe të tjerët përballen me lëndime. Los Blancos do të presë skuadrën e Paco Lopez pas dy jave, ku ata kërkojnë të rikthehen në rrugën e fitoreve pas barazimit 2-2 të tyre kundër Villarreal. Ndërsa përgatitet për atë ndeshje, Zidanes i mungojnë 14 lojtarë dhe fokusi i tyre tani do të kalohet nga klubi në kombëtare, Vetëm 12 lojtarë do të qëndrojnë me Zidane, edhe pse pesë prej tyre janë të lënduar. Kjo do të thotë që vetëm Alvaro Odriozola, Nacho, Marcelo, Ferland Mendy, Karim Benzema, Mariano dhe Lucas Vazquez do të stërviten në Valdebebas gjatë javës tjetër.