Pogba jep shenjat e para për kalimin te Real Madrid

Pogba jep shenjat e para për kalimin te Real Madrid

September 3, 2019 0 By VloraLajme

Paul Pogba ka ringjallur shpresat për një transferim nga Manchester United në Real Madrid pasi ka pëlqyer një koment në Instagram në të cilin i kërkohej atij të transferohet në Spanjë. Francezi ishte përfshirë në një sagë të gjatë të transferimit veror, ku dëshirohej me çdo kusht nga Zinedine Zidane në Spanjë.

Megjithëse transferimi dështoi të materializohej para mbylljes së afatit kalimtar më 2 shtator, duket sikur marrëveshja mund të arrihet vitin e ardhshëm, Francezi ka startuar në të gjitha ndeshjet e Manchester United deri më tani, duke dhënë dy asiste në ndeshjen e parë ndaj Chelseat. Sidoqoftë, ai më pas humbi një penallti pasi United barazoi kundër Wolves dhe nuk arriti të bënte përshtypje në humbjen nga Crystal Palace dhe një barazim në Southampton. Që nga ri-nënshkrimi për 90 milionë euro nga Juventus në vitin 2016, Pogba ka shënuar 31 gola në 139 paraqitje.