Personat me muskuj të dobët janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Personat me muskuj të dobët janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

September 3, 2019 0 By VloraLajme

Të gjitha orët që i keni shpenzuar në palestër nuk janë të mira vetëm për pamjen tuaj fizike. Aq më shumë kohë që shpenzoni për t’u forcuar, aq më gjatë mund të jetoni, transmeton Telegrafi.Hulumtimet e reja nga universiteti Michigan kanë zbuluar se niveli i forcës mund të jetë faktor kyç për zgjatjen e jetëgjatësisë. Hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit me forcë më të dobët muskulore janë 50% më të prirë të vdesin më herët sesa individët që janë më të fortë. Ekspertët kanë thënë se mirëmbajtja e forcës muskulore përgjatë jetës – e veçanërisht në vitet më të vonshme – është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë.