De Ligt flet pas paraqitjes së dobët ndaj Napolit

De Ligt flet pas paraqitjes së dobët ndaj Napolit

September 3, 2019 0 By VloraLajme

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt e ka pranuar se nuk është gjithçka e lehtë në futbollin italian. Holandezi pati një paraqitje zhgënjyese në ndeshjen ndaj Napolit javën e kaluar, ku kritikat vërshuan drejt tij duke ditur edhe çmimin e lartë për të cilin u ble. “Mund të duket negative, por në Itali, krahasuar me Hollandën, ne mendojmë më shumë individualisht”, tha De Ligt,

“Për secilin lojtar, ato që u duhen dhe si mund të bëheni edhe më të mirë, identifikohen. Një program i personalizuar është hartuar për ju”. “Unë jam në një vend të ri dhe e di se asgjë nuk është e lehtë”. “Koeman, Van Persie, Robben dhe Van Gaal janë gjenerata e vjetër dhe shpresoj t’i jap futbollit atë që i dhanë ata”. “Do të punoj shumë për të arritur sukses në Itali”, përfundoi 20-vjeçari.