Courtois nuk mund ta vesh fanellën me numrin 1 pas largimit të Navas

Courtois nuk mund ta vesh fanellën me numrin 1 pas largimit të Navas

September 3, 2019 0 By VloraLajme

Real Madrid ka mbetur pa numrin 1 pasi Keylor Navas finalizoi transferimin e tij në Paris Saint-Germain të hënën.Thibaut Courtois nuk do të jetë në gjendje të ndërrojë fanellën me numrin 13 në numrin 1 për shkak të rregullave të vendosura nga Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) që ndalojnë lojtarët të ndërrojnë numrat e fanellave në mes të sezonit. Alphonse Areola, i cili është bashkuar me Los Blancos si huazim si pjesë e marrëveshjes me Keylor, mund t’i jepet numri 1,  Skenari ideal do të ishte që Courtois të marrë nr.1 dhe Areola të marrë nr.13, por kjo nuk do të jetë e mundur tani. Tashmë ka patur një ndërrim të numrave të fanellave në skuadrën e Real Madridit këtë verë, me Eden Hazard që i morit sulmuesit Mariano Diaz numrin 7.