Icardi rinovon me Interin dhe kalon te PSG-ja

Icardi rinovon me Interin dhe kalon te PSG-ja

September 2, 2019 0 By VloraLajme

Bisedimet po vazhdojnë pa vonesë për të sjellë Mauro Icardin në Paris Saint-Germain. Një hap thelbësor që të ndodhë ky transferim është rinovimi i kontratës që lidh argjentinasin me Interin.

Në këtë kontekst, u arrit një marrëveshje në parim midis palëve, e cila do të nënshkruhet vetëm në kohën e transferimit të lojtarit në Paris, ku Maurito do të arrijë brenda disa orëve nëse gjithçka shkon sipas planit, Sa për shifrat e përgjithshme të marrëveshjes, Inter dhe PSG janë duke punuar ndërkohë për të mbyllur huazimin, me të drejtë blerje për 70 milionë euro. Disa kushte mes klubeve duhen ende kohë për t’u rregulluar, para se të zyrtarizohet transferimi.