A do të vazhdojë të jetë në skuadrën e parë Ansu Fati?

A do të vazhdojë të jetë në skuadrën e parë Ansu Fati?

September 2, 2019 0 By VloraLajme

Ansu Fati ka hyrë në skuadrën e parë të Barcelonës këtë sezon dhe ai është i vendosur të vazhdojë atje edhe në të ardhmen. Sulmuesi i ri ka punuar me Barcelona B në para-sezon, por ai ka shkëlqyer nën drejtimin e Ernesto Valverde. Lëndimet e Lionel Messit, Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, kanë bërë që Valverde të ftojë në ekipin e parë edhe 16-vjeçarin, Fati debutoi kundër Real Betis në Camp Nou kur ai hyri në minutën e 76′ dhe ai luajti pjesën e dytë ndaj Osasunas, madje duke shënuar gol. Me kontratë deri në qershor 2022, Fati është golashënuesi më i ri në historinë e klubit dhe i treti më i ri në LaLiga. Ndeshja e radhës e Katalanasve luhet më 14 shtator kundër Valencias dhe, siç qëndrojnë gjërat, ai do të jetë pjesë e skuadrës.