
Ujkani drejt rikthimit në Seria A, gati firma me Torinon
September 1, 2019Samir Ujkani është një hap larg rikthimit në Itali, pas një eksperience një vjeçare në kampionatin turk me skuadrën e Rizesporit, ku e nisi mirë, por u përjashtua nga ekipi i parë në fillim të këtij viti dhe në fund të sezonit prishi kontratën. Për gardianin 31-vjeçar interesohet Torino, që e shikon si njeriun ideal për të qenë zëvendësuesi i parë i Salvatore Sirigut, që është edhe portieri i parë i skuadrës “granata”. Ujkani do t’i bashkohet Torinos si futbollist i lirë, ndërsa për më tepër ka një eksperiencë të mjaftueshme në Itali, ku ka veshur fanellat e Palermos, Novarës dhe Genoas në Serinë A, ashtu si edhe të Latinës, Cremoneses e Pisës në Serinë B.