Telenovela Icardi drejt fundit, ja 4 opsionet e vetme që ka në tavolinë

Telenovela Icardi drejt fundit, ja 4 opsionet e vetme që ka në tavolinë

September 1, 2019 0 By VloraLajme

Telenovela Icardi do të mbyllet ditën e nesërme me përfundimin e merkatos së verës. Sulmuesi argjentinas do të kalojë të paktën 4 muajt e ardhshëm i “burgosur” tek Interi, ose do të gjejë një skuadër tjetër. Atletico Madrid, Barcelona, PSG dhe Valencia janë katër skuadrat e vetme të interesuara, duke parë që është refuzuar opsioni Monaco. Simeone ka në dispozicion Moratën dhe Diego Costën, por dëshiron edhe një tjetër bomber cilësor. Barcelona ndërkohë është në emergjencë për shkak të dëmtimeve të Suarez, Messit dhe Dembele, teksa Icardi do të ishte një zgjedhje ideale. E njëjtë duket edhe situata tek PSG-së, që kërkojnë një zëvendësues për Cavanin dhe Mbappe. Ndërkohë që për Valencian do të ishte zëvendësuesi perfekt i Rodrigos, i cili mund të transferohet te Atletico.