Neymar merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Neymar merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

September 1, 2019 0 By VloraLajme

Neymar ka vendosur të mos transferohet te Barcelona gjatë kësaj vere. Sipas gazetës “L’Equipe”, sulmuesi brazilian do të qëndrojë te PSG edhe për një vit. Duke parë vështirësitë që ka pasur Barcelona për të gjetur një marrëveshje me PSG, Neymar i ka thënë lamtumirë idesë për kthimin e tij në Spanjë. “Propozimi i vetëm i shkruar nga Barcelona na erdhi në datën 27 gusht. Ishim të gatshëm për të negociuar, por nuk na u kthye përgjigjja që prisnim. Marrëveshja nuk është arritur. Gjithsesi, ka afat deri në përfundimin e merkatos, por tani varet nga Barcelona”, tha drejtori sportiv i PSG, Leonardo. Por, sipas “L’Equipe”, fjalën e fundit e ka thënë Neymar tashmë.