I papërmbajtshëm në debutim, Lozano shënon gjithmonë në ndeshjen e parë

I papërmbajtshëm në debutim, Lozano shënon gjithmonë në ndeshjen e parë

September 1, 2019 0 By VloraLajme

Hirving Lonzano e nisi në mënyrën më të mirë aventurën te Napoli, duke shënuar që në ndeshjen e parë me Napolin, në super duelin ndaj Juventusit. I futur në fushë në fillimin e pjesës së dytë, ai realizoi golin e dytë për skuadrën e tij. Një fakt interesant e shoqëron gjithmonë: Sa herë që debuton me një fanellë në një turne, sulmuesi realizon gol. Kjo gjë ka ndodhur në Meksikë, kur luante me Pachuca, më pas në Holandë me skuadrën e PSV-së dhe së fundi dje me Napoli. Edhe kur ka debutuar në Botëror me fanellën e kombëtares së Meksikës sulmuesi e ka vijuar këtë traditë, duke shënuar ndaj Gjermanisë. Madje edhe në Champions League, në ndeshjen e parë në këtë turne, Lozano ka realizuar me PSV. Lozano u bë lojtari i parë meksikan që shënon gol në Serie A.