Atalanta largon mbrojtësin e njohur vetëm 3 javë pasi e bleu

Atalanta largon mbrojtësin e njohur vetëm 3 javë pasi e bleu

September 1, 2019 0 By VloraLajme

Atalanta do të luajë për herë të parë në histori në grupet e Champions Leagues dhe për t’u përfaqësuar denjësisht zgjodhi të afrojë në skuadër një mbrojtës të njohur si sllovaku Martin Skrtel, i cili ka veshur edhe fanellën e Liverpoolit. 34-vjeçari firmosi me bergamaskët vetëm 3 javë më parë, por sot ka kërkuar zgjidhjen e kontratës, me arsyetimin se nuk ka gjendjen e duhur fizike, për të ndihmuar Atalantën në Champions e kampionat. Futbollisti nuk u grumbullua në javën e parë të kampionatit nga trajneri Gasperini, teksa në Itali këmbëngulin se përtej problemeve fizike, ka qenë pikërisht marrëdhënia me trajnerin, ajo që solli divorcin kaq të shpejtë të Skrtel me Atalantën. Bergamaskët tashmë e gjejnë veten me një mbrojtës më pak në organikë dhe do të duhet të tentojnë të përforcohen.