Milani 3 pikët e para në Seria A, mund me vuajtje Brescian

Milani 3 pikët e para në Seria A, mund me vuajtje Brescian

August 31, 2019 0 By VloraLajme

Milani vazhdon të mos bindë në kampionat, por të paktën ka arritur që të marrë 3 pikët e para. Kuqezinjtë arritën që të mposhtnin minimalisht 1-0 Brescian në duelin e luajtur në “San Siro”.

Ndeshja u vendos nga një gol i shpejtë i shënuar që në minutën e 12-të nga turku, Hakan Calhanoglu. Mesfushori i Milanit mori një asist fantastik nga Suso, i cili bën gjithçka mirë në krahun e djathtë.

Më tej miqtë kërkojnë golin e barazimit, por nuk do të arrinin, ndërkohë që kuqezinjtë e drejtuar nga Giampaolo vijojnë të mos tregojnë një lojë bindëse.