Lerda: E respektojmë Flamurtarin, ende herët për të folur për titullin

Lerda: E respektojmë Flamurtarin, ende herët për të folur për titullin

August 31, 2019 0 By VloraLajme

Partizani pritet që të mos ketë shumë probleme në ndeshjen e nesërme ndaj Flamurtarit, që vijon të vuajë problemet e shumta ekonomike. Trajneri Franco Lerda kërkon kujdes maksimal nga futbollistët e tij dhe të mos ndikohen nga rivalët.

“Ne duhet të mendojmë për veten dhe projektin tonë, duke respektuar maksimalisht çdo kundërshtar. Ka kundërshtarë me shumë kualitete dhe të tjerë me pak kualitete, por ajo që bën diferencën është sjellja jonë. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë, por të mendojmë atë që duhet të japim në dhe të përpiqemi ta bëjmë gjithnjë e më mirë.

Rivalët për titullin? E kam deklaruar edhe në konferencën e mëparshme, që është ende shpejt. Duhet pritur të paktën përfundimin e fazës së parë të kampionatit, për të parë si do sillen skuadrat.

Sherri Melo-Telushi? Nuk ka ndodhur asgjë. Nëse kanë përcjell një informacion të tillë mendoj se janë gabuar pasi nuk ka ndodhur asgjë dhe ambienti në skuadër është shumë pozitiv.

Solomon do të jetë i gatshëm pasi vetë lojtari ka shlyer financiarisht pjesën e mbetur të pezullimit. Unë shoh që skuadra po përmirësohet, luan futboll mjaft mirë, komandon lojën. Të gjithë janë të impenjuar nga portieri e deri e deri te sulmuesit, ndaj për mua ekipi është në rrugën e duhur”, deklaroi Lerda.