Shkëlqen në Kroaci, talentin kuqezi nuk e grumbullon kombëtarja

Shkëlqen në Kroaci, talentin kuqezi nuk e grumbullon kombëtarja

August 30, 2019 0 By VloraLajme

Enis Cokaj ishte mungesa e madhe në listën që sot paradite, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi publikoi për dy takimet e shtatorit, miqësoren ndaj Francës dhe kualifikuesen ndaj Austrisë.

Talenti i cili kaloi një sezon fantastik me Laçi edicionin e kaluar, po shkëlqen në Kroaci në radhët e Lokomotivës së Zagrebit. 20 vjeçari e nisi nga stoli takimin e sotëm përballë Slaven Belupo, por vetëm katër minuta pas zbritjes në fushë gjeti fundin e rrjetës.

Një paraqitje për kornizë kjo për Cokaj, i cili shpresonte se Bushi e kishte kursyer edhe një ftesë për të. Gjithsesi, teknikut të kombëtares së Shpresave nuk i kanë mjaftuar performancat e Cokaj në Kroaci. Deri më tani, talenti i ardhur nga Roma në Zagreb ka grumbulluar 274 minuta, ku realizoi edhe një gol, pikërisht këtë të sotmin.