Bebe Rexha i kushtoi vetes për ditëlindje këngën e re/ Duhet ta dëgjoni patjetër

Bebe Rexha i kushtoi vetes për ditëlindje këngën e re/ Duhet ta dëgjoni patjetër

August 30, 2019 0 By VloraLajme

Ditën e sotme këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha feston 30 vjetorin e lindjes.Këngëtarja ka publikuar këngën e saj të re ,“ S’jam më 20 vjeçe”, duke frymëzuar me vargjet kuptimplota femrat në mbarë botën.

“Not 20 anymore”, titullohet kënga e artistes që ia dedikon vetes dhe atyre që nuk i japin rëndësi numrave. Teksti i këngës të frymëzon që të duash veten, trupin dhe moshën.

Një pjesë e teksit thotë: “Nuk jam më 20 vjeçe,Mos u përpiq të më bësh të ndihem e pasigurtëSepse ashtu si vera, me ikjen e viteve bëhem më e mirë”.

Vetëm pak kohë më parë këngëtarja kishte bërë të ditur se do ta festonte ditëlindjen e saj të 30-të pa patur frikë nga vitet që ikin apo nga fakti që një mashkull i industrisë muzikore i kishte thënë se ajo ishte shumë plakë për industrinë muzikore.