VIDEO/ Mbrëmje magjike, 48 skuadra sigurojnë grupet e Europa League

VIDEO/ Mbrëmje magjike, 48 skuadra sigurojnë grupet e Europa League

August 29, 2019 0 By VloraLajme

as UEFA Champions League dhe kompeticioni tjetër Europian, UEFA Europa League është gati për të marrë formë. Mbrëmjen e sotme janë mësuar 21 skuadrat që kalojnë në fazën e grupeve, short i cili hidhet nesër në orën 13:00 në Monako.

Kundërshtarët e Partizanit në raundin e parë kualifikues të UEFA Champions League, Qarabag ka kaluar në fazën e grupeve të Europa League. Azerbajxhanit kaluan me rezultatin e përgjithshëm, 4-4, por fitorja e sotme, 2-1 ndaj Linfield i ndihmoi për të kaluar më tej.

Në raundin tjetër kaloi edhe Copenhagen, Celtic, PSV, Astana, Malmo, Espanyol, Partizani i Beogradit, Slovan Bratislava, Braga, Feyenoord, AEK Athens, AZ Alkmaar, Ferencvaros,Gent, Ludogoretsk, Eintracht Frankfurt, Rangers, Wolves dhe Guimaraes.

Më parë, në fazën e grupeve të Europa League ishin kualifikuar: Getafe, Sevilla, Arsenal, Manchester United, Lazio, Roma, Borussia Mönchengladbach, Wolfsburg, Rennes, Saint-Étienne, CSKA Moskva, Krasnodar, Porto, Sportingu Lisbonës, Dynamo Kyiv, Olexandriya, Standard Liège, Beşiktaş, İstanbul Başakşehir, Wolfsberg, LASK, Basel, Lugano, Young Boys, APOEL, CRF Cluj, Rosenborg.