PSG e refuzon edhe ofertën e fundit të Barcelonës për Neymar

PSG e refuzon edhe ofertën e fundit të Barcelonës për Neymar

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Duket se saga Neymar nuk do të ketë fund këtë verë. Paris Saint Germian raportohet se ka refuzuar një ofertë tjetër dhe shumë të madhe të Barcelonës për yllin brazilian.

Siç raportohet, Barcelona i ka ofruar PSG shërbimet e Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo, Ousmane Dembele (këtij të fundit huazim një vjeçar) dhe afër 125 milionë euro për Neymar, por kjo ofertë është refuzuar nga kampionët e Francës, Bisedimet mes Barcelonës dhe PSG-së do të vazhdojnë edhe sot në Monako, ku drejtues të dy skuadrave do të jenë të pranishme në tërheqjen e shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.