Po afrohet fundi, Icardit i kanë mbetur vetëm dy opsione

Po afrohet fundi, Icardit i kanë mbetur vetëm dy opsione

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Fundi i verës po afron dhe Inter ende nuk ka gjetur zgjidhje për Mauro Icardin. Sulmuesi argjentinas nuk është pjesë e planeve të Interit, diçka e konfirmuar edhe nga trajneri Antonuio Conte, i dhe i duhet të gjejë një skuadër të re.

Sipas ‘Sky Italia’, për Icardin kanë mbetur vetëm dy mundësi transferimi këtë verë. Janë skuadrat e Monacos dhe Napolit, që kanë shprehur dëshirë për transferimin e tij. Të dy këto variante janë shumë të mundshme, por duhet që për këtë të vendos Mauro Icardi.