Navas pranë largimit, tashmë ka arritur marrëveshje me këtë klub

Navas pranë largimit, tashmë ka arritur marrëveshje me këtë klub

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Portieri i Kosta Rikës, Keylor Navas, është shumë pranë largimit nga Real Madrid. Në mediet spanjolle raportohet se portieri tashmë ka pasur përshëndetjen e fundit me lojtarët dhe drejtuesit e klubit.

Edhe përkundër përpjekjeve të trajnerit Zinedine Zidane për ta mbajtur në skuadër, Keylor Navas mendon se ka ardhur koha për të përshëndetur me ‘Mbretërit’. Navas tashmë ka arritur marrëveshje paraprake me PSG, dhe një gjë e njëjtë pritet të bëhet edhe mes klubeve. ‘AS’ raporton se mund të ketë një shkëmbim mes dy skuadrave, me portierin Areola që do të kalonte te Real Madrid.