Monaco është shumë afër tranferimit të mesfushorit të Chelsea-t

Monaco është shumë afër tranferimit të mesfushorit të Chelsea-t

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Monaco është në kërkim të një ribashkimi me ish lojtarin e tyre Tiemoue Bakayoko, duke i ofruar një marrëveshje Chelseat për ta marrë në formë huazimi.

Francezët do të kenë opsionin për ta blerë Bakayokon në fund të sezonit dhe blutë e Londrës kërkojnë një shifër prej 35 milionë eurosh. Ai iu bashkua Chelsea-t në 2017 ku kaloi dhe një sezon të vështirë pasi u përball me kritika të forta nga tifozët.

Madje dhe besimin te trajneri i asokohe Antonio Conte e kishte humbur dhe nuk bënte pjesë në planet e tij.Francezi më pas kaloi një sezon në formë huazimi te Milani por që si përfundim nuk u ble nga kuqezinjte.

Rikthimi tek Monaco duket se është thjesht çështje kohe pasi ata kanë arritur akordin personal me lojtarin dhe tashmë i mbetet vetëm Frank Lampardit t’i japi dritën e kuqe. Kjo mund të jetë e thjeshtë pasi për teknikun e Chelsea-t, Bakayoko nuk bën pjesë në planet e tij.