Me shpatull të dëmtuar, kampioni i tenisit arrin të mposhtë kundërshtarin

Me shpatull të dëmtuar, kampioni i tenisit arrin të mposhtë kundërshtarin

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Katër herë kampioni i Grand Slam, Novak Djokovic arriti të kualifikohet në raundin e tretë të US Open pasi mundi argjentinasin Juan Ignacio.

Por Ignacio nuk ishte kundërshtari i vetëm për kampionin pasi ai vuante nga një dëmtim në shpatull gjë që e bëri shumë të vështirë ndeshjen. Ai u trajtua 3 herë gjatë pushimeve midis seteve, por gjithsesi kjo nuk e ndaloi serbin të fitonte. Djokovic arriti të dalë me një rezultat 6-4, 7-6 dhe 6-1.

“Po ndikonte në lojën time sidomos në shërbim, madje humba 5 të tilla. Nuk e dija nëse do mund ta mbyllja ndeshjen gjë që e bëra duke marrë dhe një fitore” – shprehet Djokovic.

Kundërshtari i ardhshëm për kampionin është amerikani Denis Kudla. Djokovic është është favorit për fitoren e US Open, por dëmtimi në shpatull i jep shpresë dhe kundërshtarëve se mund të kenë një shans kundër tij.