Largohet nga Man Utd, transferohet te Roma

Largohet nga Man Utd, transferohet te Roma

August 29, 2019 0 By VloraLajme

Chris Smalling do të largohet nga Manchester United, për t’u transferuar në Serie A. Mediet sportive raportojnë se mbrojtësi anglez do të largohet nga Manchester United, për t’iu bashkuar Romës në huazim, Smalling ka humbur vendin në formacionin e Ole Gunnar Solskjaer, pas transferimit të Harry Maguire nga Leicester Cityt. 29 vjeçari Smalling, te Manchester United është transferuar në vitin 2010, nga Fulhami. Që nga ajo kohë, ai ka regjistruar 206 paraqitje.