Yjet me të cilët kishte dështuar të nënshkruante Arsene Wenger

Yjet me të cilët kishte dështuar të nënshkruante Arsene Wenger

August 28, 2019 0 By VloraLajme

Arsene Wenger te Arsenal kishte sjellur emra si Thierry Henry, Robert Pires dhe Patrick Viera, por kishte mundësinë të nënshkruante edhe me shumë yje tjerë. Shumë lojtarë të mëdhenj kishte sjellur në Londër tekinku francez, i cili u largua 22 viteve qëndrimi te klubi i Arsenalit. Wenger kishte edhe dështimet e tij në transferime, ndërsa më poshtë e keni listën e lojtarëve me të cilët ka dështuar të nënshkruajë ai, përcjell lajmi.net.

Angel Di Maria

“Ne kemi identifikuar Di Marian kur ai ishte 17 vjeçar. Ne e dëshironim atë, por ai shkoi në Portugali dhe më pas në Spanjë. Pse? Sepse ai nuk mund të pajisej me leje pune”, kishte thënë Wenger.

Lionel Messi

Wenger e ka pranuar që e dëshironte Messin, por ky i fundit nuk mendonte asnjëherë të largohej nga Barcelona.

Cristiano Ronaldo

Ky është gabimi më i madh që e ka bërë ndonjëherë tekniku francez.

“Gabimi im më i madh? Unë isha shumë afër që të nënshkruaja me Ronaldon… kjo gjë më dhemb akoma sot”, ka thënë francezi.

Paul Pogba

Kur Paul Pogba ishte i lirë për t’u larguar nga Man Utd si një transferi i lirë, Wenger e dëshironte të nënshkrunte me të, por mesfushori francez shumë shpejt kishte vendosur për t’iu bashkuar Juventusit.

Diego Costa

Diego Costa ishte objektvi i Arsenalit para se ai t’i bashkohej Chelseat.

“Po unë e doja Costan në skuadër, por tek ai ishte arritur një marrëveshje shumë më herët”.

Eden Hazard

Eden Hazard nënshkroi me Chelsean në vitin 2012, ndërsa Arsenali dështoi në transferimin e tij pasi nuk ishte i gatshëm që të ofronte 30 milionë euro te Lille.

Zlatan Ibrahimovic

Storia më interesante që mund ta keni dëgjuar një futboll është rasti i Ibrahimovicit.

“Ai ishte 16 vjeçar. E pyeta atë nëse do të vinte në prova me ekipin e parë, por ai nuk kishte pranuar”.

“Zlatan nuk bën prova”, kishte thënë Ibra.

Gareth Bale

Nuk e kishte transferuar Bale pasi në skuadër Wenger kishte Ashley Cole dhe Gale Clichy, por më pas ishte penduar pasi atë mund ta përdorte edhe në mesfushë.

Luis Suarez

Arsenali kishte bërë një ofertë qesharake prej 40 milionë euro + 1 euro gjatë kohës sa Suarez ishte te Liverpool, por ai qëndroi në ‘Anfield’ për të kaluar vitin e ardhshëm te Barcelona.

Juan Mata

Kishte refuzuar Matan pasi e kishte në skuadër Santi Cazorlan.

Gerrard Pique

Arsenali kishte probleme me mbrojtjen dekadën e kaluar dhe plani i Wengerit ishte që nga Barcelona ta merrte Piquen, Messin dhe Fabregasin, por në fund arriti që ta merrte vetëm Fabregasin.

Didier Drogba

Wenger e kishte zbuluar Drogban kur ai ishte te Le Mans, por kishte hezituar për të bërë ofertë për të. Ai shkoi më pas te Chelsea dhe ishte tmerri i Arsenalit pasi kishte shënuar më së shumti kundër tyre.