Stadiumi i vetëm në La Liga ku Bale nuk ka munguar asnjëherë

Stadiumi i vetëm në La Liga ku Bale nuk ka munguar asnjëherë

August 28, 2019 0 By VloraLajme

Kur shorti vendosi që në javën e tretë të kampionatit spanjoll të takohet Villarreal dhe Real Madrid, askush nuk priste që Gareth Bale të ishte aty. Në fillim të korrikut, nuk dukej se Uellsiani do të kthehej me fanellën e Los Blancos, por tani jemi në javën e ndeshjes dhe Bale është akoma në skuadrën e Zinedine Zidane. Sulmuesi madje ka filluar dy ndeshjet e para të sezonit kundër Celta Vigo dhe Rea Valladolid, duke luajtur rol kryesor në lojën sulmuese,

‘Estadio de la Ceramica’ mbetet i vetmi stadium ku Bale ka luajtur çdo sezon të kohës së tij si lojtar i Real Madrid. Në gjashtë vite sa është pjesë e Realit, 30-vjeçari ka luajtur 6 ndeshje në stadiumin e ‘Nëndetëses së Verdhë’ nga po aq të mundshme. Ai edhe debutoi me fanellën e Realit kundër Villarreal, në një barazim 2-2 më 15 shtator 2013, kur ai shënoi golin e parë nga 102 gola për klubin.