Ish-mjeku i Kolombisë zbulon problemin e James

Ish-mjeku i Kolombisë zbulon problemin e James

August 28, 2019 0 By VloraLajme

Ish-mjeku i ekipit kombëtar të Kolumbisë, Hector Fabio Cruz, është ankuar për James Rodriguez për mungesën e tij të profesionalizmit. E ardhmja e James mbetet në ekuilibër te Real Madrid, por Cruz mendon se shumë prej problemeve me të cilat përballet janë shkaktuar nga vetë ai. “Djali nuk është i përqendruar”, tha Cruz për Futbolred, “Në vend që të punonte për sezonin e ri ai shkoi të rregullojë vetullat dhe flokët e tij ndërsa ai duhet të kishte punuar”. “Ekipe të mëdha si Reali presin profesionalizëm, kush do të përgatitet , por ky djalë ka një kokë të keqe”, zbuloi ai.