Dështoi te Real Madrid, ja ku transferohet Mariano Diaz

Dështoi te Real Madrid, ja ku transferohet Mariano Diaz

August 28, 2019 0 By VloraLajme

Mariano Diaz është shënjestra kryesore e Monchi për të forcuar sulmin e Sevillës para se afati i transferimit të përfundojë të hënën. Operacioni për të sjellë 26-vjeçarin në Andaluzi, megjithatë, është mjaft i komplikuar për shkak të çmimit të tij prej 30 milionë eurosh, si dhe pagës së tij prej pesë milion eurosh në vit. Sevilla u përpoq të nënshkruante me lojtarin vitin e kaluar nga Lyon, por Los Blancos ndërhyri me një ofertë më të mirë për ta kthyer sërish në Spanjë, Zinedine Zidane nuk është i interesuar për Mariano, i cili ka tërhequr interesimin e disa klubeeve në të gjithë Evropën.

Monchi do të përpiqet ta transferojë si huazim, e cila mund të përfshijë një klauzolë blerjeje verën e ardhshme, por Sevilla duhet të shesë një lojtar për të mbuluar pagën e sulmuesit. Munas Dabbur, i cili i kushtoi klubit 15 milionë euro në janar, mund të largohej në këmbim të një pagese të konsiderueshme, e cila më pas mund të riinvestohet në blerjen e lojtarit të Real Madrid.