‘7-shat’ e dështimeve të United pas largimit të Ronaldos

‘7-shat’ e dështimeve të United pas largimit të Ronaldos

August 28, 2019 0 By VloraLajme

Manchester United po has në vështirësi me futbollistët që zgjedhin të veshin fanellën me numrin 7. Që nga viti 2009 kur u largua Cristiano Ronaldo drejt Real Madrid, ‘Djajtë e Kuq’ transferuan lojtarë që e mbajtën numrin 7 dhe dështuan. Duke filluar nga Owen, Angel Di Maria e duke përfunduar tek lojtari i cili pati pagën më të lartë tek United, Alexis Sanchez, Në total pas largimit të yllit portugez nga Old Trafford, gjithsej së bashku janë shënuar 15 gola nga pasardhësit e tij. I fundit ishte kiliani Sanchez, i cili është pranë zyrtarizimit te skuadra italiane Inter si huazim.